Laç, sherr midis të rinjve tre persona plagosin me kaçavidë bashkëmoshatarin

Laç, sherr midis të rinjve tre persona plagosin me kaçavidë bashkëmoshatarin

88
0
Shares

Një grindje midis disa të rinjve, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me kaçavidë, nga tre bashkëmoshatarët agresorë.
Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen nr. 2 në Laç. Pas njoftimi në vendngjarje shkuan forcat policore të cilat konstatuan se ishin 3 persona që po konfliktoheshin fizikisht  me një person tjetër i cili kishte mbetur i plagosur dhe që u dërgua menjëherë në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime të policisë vendore saktësuan se nga specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar dhe arrestimi në flagrancë i Redio Poga, 20 vjeç, banues Mamurras – Kurbin.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor dhe punohet për kapjen e Adem Seferi, 21 vjeç dhe Lusjent Ajazi, 23 vjeç, edhe këta banues në Mamurras – Kurbin.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 2 në Laç, kanë goditur me mjete mprehëse (kaçavidë) duke i shkaktuar plagë të rënda shtetasit  G. K., 23 vjeç, banues në Laç, i cili pas mjekimit në spitalin e qytetit Laç, është larguar për në banesën e tij, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga nenet 88 -25 Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY