Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i cili ka përcaktuar katër çiftet çerekfinaliste.
Barcelona, Bajerni, Siti, Volfsburgu, Benfika, Reali, Atletiko dhe PSG-ja që kanë prerë biletën për të vazhduar rrugëtimin në Ligën e Kampioneve, mësuan rivalin e tyre në këtë raund.
Goglat e tërhequra nga ish-mbrojtësi i famshëm, Xhanluka Zambrota ka vendosur dyele mjaft të zjarrta. Kështu, Barcelona do të përballet në këtë raund me spanjollët e tjerë të Atletikos së Madridit.
Ndërkohë Reali i ZInedin Zidan ka pasur fat pasi shorti e ka vënë përballë gjermanëve të Volfsburg. Një takim interesant është dhe ai mes PSG-së dhe Sitit, ndërsa përballja e fundit është ajo mes Bajernit dhe Benfikës.
Ja të gjitha çiftet:
Volfsburg-Real Madrid
Bajern-Benfika
PSG-Siti
Barcelona-Atletiko Madrid
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/