Goditet me armë zjarri shtëpia e kandidatit të PD për Peqinin

Goditet me armë zjarri shtëpia e kandidatit të PD për Peqinin

54
0
Shares

boci plumb

Shtëpia e ish kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Peqinit, Akbert Kreçi, është goditur me armë zjarri. Pavarësisht kësaj policia nuk ka iniciuar hetimin e ngjarjes, por e ka mbajtur të fshehtë atë. Deputeti I PD-së Luçiano Boçi shprehet në një reagim të tij se goditja me armë ka ardhur nga falangat e krimit që janë pranë Edi Ramës dhe që kërkojnë të kontrollojnë zonën.

Deklarata e Luçiano Boçit

Para dy ditësh është goditur me kallashnikov shtëpia në Pajovë e ish kandidatit për kryetar bashkie të Peqinit Albert Krecit.

Goditja duket se është bërë për arsye politike nga falanga të krimit që sot janë afër Edi Ramës dhe që kërkojnë me dhunë të kontrollojnë zona të cilat i quajnë të tyret, sipas ndarjes influente mafioze që i ka dhënë kapobanda në krye të qeverisë.

Policia, megjithëse ka pasur dijeni për ngjarjen, është munduar ta fshehë dhe ta kalojë në heshtje.

Nuk ka marrë asnjë iniciativë për të hetuar ngjarjen. Me siguri nuk i ka dhënë leje krimi ta bëjë atë që ajo e ka detyrim.

Vetëm pas kallëzimit të familjarëve, policia formalisht ka pranuar ngjarjen pas fakteve të pakundërshtueshme, por nuk ka ndërmarrë asnjë aksion për të gjetur autorët.

Madje dhe mediave i ka refuzuar t’i bëjë njoftim për ngjarjen kriminale.

Autorët nuk kanë ikur si gjithmonë në drejtim të paditur, por janë “në drejtimin e duhur” të mbështetjes nga strukturat politike me veshje shtetërore, të inkriminuara të Ramës.

Kjo është një arsye më shumë që ligji i dekriminalizimit në politikë e administratë të fillojë të ushtrohet sa më shpejt!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY