DOSJA E KASHARIT/ Po ata që panë vrasjen?

DOSJA E KASHARIT/ Po ata që panë vrasjen?

58
0
Shares

Ne foto, vendi ku u vra Lutfi Xhaferri

1. Naime Xhaferi ka shpjeguar në mënyrë të hollësishme gjithë veprimet që ka kryer i pandehuri në dëm të saj dhe te shoqit, Lutfi Xhaferi.

2. Selami Hyka, i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën që i pandehuri ka ardhur me një arma zjarri në dorë. Sipas tij, Altini ka shkuar në drejtim të Lutfiut dhe ka qëlluar shumë herë në drejtim të tij;

3. Besnik Hyka, i cili ka shpjeguar rrethanat në të cilat është vënë në dijeni të vrasjes së shtetasit Lutfi Xhaferi dhe faktit që i pandehuri ka qenë i fejuar më parë me vajzën e viktimës;

4. Idriz Xhaferi, i cili ka shpjeguar se kishte dalë nga shtëpia rreth orës 05.30’ dhe në momentin që ndodhej tek vendi i quajtur “Rrapi” kishte dëgjuar breshëri arme që vinin nga poshtë fshatit. Mandej ai ka vazhduar rrugën dhe në afërsi të portës së shtetasit Jemin Kamberi ka parë se nga poshtë po vinte shtetasi Altin Skënder Aluku, i cili kishte veshur pantallona xhinse e xhup të errët dhe në dorë mbante një armë automatike. Në atë moment, Alti i ka drejtuar armën dhe i ka thënë që “Çfarë halli ke”. Ai është ulur në tokë dhe i ka thënë se nuk kishte gjë dhe t’a linte rehat. Më pas, Altini ka vazhduar rrugën drejt xhamisë dhe ai vetë ka vazhduar rrugën poshtë. Mbas rreth 50 m ka parë të shtrirë përtokë shtetasin Lutfi Xhaferi dhe sipër tij po qante gruaja e tij që ishte edhe ajo e gjakosur;

5. Besnike Xhaferi, e cila ka shpjeguar se mbasi kishte dëgjuar të shtëna armësh, kishte dëgjuar edhe të bërtiturat e Naime Xhaferit që thoshte “O bo bo burri”. Kur po zbrisnin tek stacioni i autobuzit ka parë të pandehurin Altin Aluku që po ecte me një armë në dorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY