VRASJA NË BLLOK/Policia pyet kushëririn e Zeqos, detaje për vrasësin

VRASJA NË BLLOK/Policia pyet kushëririn e Zeqos, detaje për vrasësin

77
0
Shares

Policia ka marrë në pyetje kushëririn e Ajet Zeqos që ndodhej me të në momentin e vrasjes.

Ai është dëshmitari okular pasi ndodhej ngjitur me të në momentin e ekzekutimit.

Dëshmitarë të tjerë kanë thënë për policinë se nuk kanë parë asnjë shenjë të vrasësit i cili nuk ka vrapuar pas vrasjes por ka vijuar i qetë rrugën e tij. Megjithatë është identifikuar si një person i veshur me të zeza dhe me një kapele në kokë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma e krimit bashkë me silenciatorin.

Zeqo jetonte në Lilë të Francës prej gati 10 vitesh dhe atje fillimisht ka kryer punën e mekanikut dhe më pas të rojes së sigurisë në një supermarket.

Në Shqipëri Zeqo ka punuar për gati 8 vjet në polici, fillimisht si agjent I policisë kriminale dhe më pas në policinë rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY