VIDEO/ Shoqëria civile kalon natën tek Liqeni, përfaqësuesit e firmës rrahin aktivistët

VIDEO/ Shoqëria civile kalon natën tek Liqeni, përfaqësuesit e firmës rrahin aktivistët

59
0
Shares

Një ditë pasi Bashkia e Tiranës nisi ndërtimin për Parkun e Lojërave tek Liqeni dhe hedhjen e betonit, shoqëria civile paralajmëron se do të çajë rrethimin.

Aktivistë të shoqërisë civile kanë kaluar gjithë natën tek parku i Liqenit për të mos lejuar vijimin e ndërtimit. Ata kanë deklaruar se përfaqësues të firmës së ndërtimit kanë dhunuar 3 protestues.

“Kemi që mbrëmjen e së mërkurës këtu. Përfaqësues të firmës së ndërtimit na dhunuan. U dhunuan 3 protestues, e kemi filmuar ngjarjen. Është zgjeruar rrethimi i parkut të lojërave. Do të çajmë rrethimin kur të jemi më shumë”, kanë thënë ata. Po prej tyre mësohet se PD iu ka ofruar dyshekë e tenda por ata nuk kanë pranuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY