Strasburgu godet ligjin e ri te Pronave, shteti shqiptar dënohet me rreth...

Strasburgu godet ligjin e ri te Pronave, shteti shqiptar dënohet me rreth 11 milione euro

62
0
Shares

Ligji i ri i pronave miratuar vetëm nga mazhoranca mori një goditje tjetër sot pas vendimit që mori Gjykata e Strasburgut për kompensimin me rreth 11 milionë euro për 7 cështje të ndryshme që lidhen me pronësinë.
strasburg gjykata hyrja

Gjykata ka publikuar vendimin e emërtuar “Rista kundër Shqipërisë” ku përfshihen 7 çështje që lidhen me kompensimin e pronës.
strasburg gjoba rista

Pronat e pakompensuara ishin njohur nga komisionet e kthimit të pronave në kohë të ndryshme.

Gjykata e Strasburgut i kërkon qeverisë shqipëtare që kompensimi të kryhet brenda një periudhe tre mujore duke aplikuar penalitete nëse kompensimi nuk kryhet brenda kësaj periudhe.

Ligji i ri i pronave u kthye nga Presidenti Nishani për rishqyrtim por mazhoranca rrëzoi dekretin për kthim të Presidentit. Ligji i pronave është në Gjykatën Kushtetuese.
strasburg gjoba rista 1 tekst

Qeveria shqiptare pretendoi në muajin dhjetor të vitit të kaluar se ligji i ri për pronat kishte marrë edhe miratimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës duke abuzuar me një letërkëmbim mes qeverisë dhe Strasburgut ku ky i fundit i kërkonte Tiranës zyrtare shpjegime të mëtejshme rreth ndryshimeve në skemën e kompensimit të pronave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY