Çfarë ndryshimi mes dy prej studimeve më të rëndësishme të publikuara së fundmi në botë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një studim për jetën e adoleshentëve në botë.
Sipas studimit, 11-vjeçarët më të lumtur në botë jetojnë në Shqipëri. Rreth 95 përqind e tyre janë të lumtur me jetën që bëjnë.
Por një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka renditur Shqipërine si vendin më pak te lumtur te Evropës së bashku me Bullgarinë. Është ky vlerësimi që vjen nga një raport i OKB i cili e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e 109-të, në listën e vendeve më të lumtura të botës.
Vendi ynë në Evropë lë pas vetëm Bullgarinë që është e 128-ta në renditje.
Në bazë të raportit më të fundit të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që i referohet periudhës kohore nga viti 2013 deri në 2015 Shqipëria ka humbur 14 vende në krahasim me materialin e vitit të shkuar.
Si përfundim mund të themi se këto ngelen vërtetë të dhëna të habitshme. Ku kemi fëmijë të lumtur dhe të rritur të trishatuat sipas këtyre dy rapotrteve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/