Vala e madhe e refugjatëve sirianë vazhdon të tronditë Maqedoninë. Deri më tani afro 400 mijë sirianë dhe qytetarë të huaj kanë kaluar nëpër Maqedoni përmes Gjevgjelisë dhe Kumanovës, për të vazhduar udhëtimin nëpër Serbi në drejtim të shteteve të BE-së, kryesisht në Gjermani.
Mirëpo kushtet e vështira në qendrën e përkohshme në Tabanoc, në kufirin Maqedoni-Serbi, ka bërë që një numër i refugjatëve të preken nga sëmundja infektuese e zgjebes.
Momentalisht gjashtë persona janë të sëmurë nga zgjebja, ndërsa dy fëmijë të moshës 5-8 vjet janë të sëmurë nga lia. Pas këtij alarmi kanë intervenuar mjekët të cilët refugjatëve ju kanë dhënë terapinë e nevojshme me qëllim që të mos paraqitet ndonjë epidemi e këtyre sëmundjeve. Momentalisht në Tabanoc gjenden 1349 migrantë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/