Efektivi i forcave speciale Eduart Budini është transferuar sot nga Gjirokastra për në Tiranë.
Ai u arrestua një ditë më parë pasi u verifikua si autor i grabitjes së taksistit, videoja e të cilit u bë publike.
Ai është i martuar dhe baba i një vajze të mitur. Punonjësi i Policisë në Repartin e Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, ishte i emëruar me detyrë në Dragot të Tepelenës.
Budini, nga qyteti i Këlcyrës, pjesë e Policisë së Shtetit, ka shërbyer si pjesë e Sektorit të Komandove në Forcat e Armatosura i rekrutuar në Policinë e Shtetit dy vite më parë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/