DOKUMENTI/ Kompania që ndërton parkun e lojërave te “Liqeni”, debitore e bllokuar...

DOKUMENTI/ Kompania që ndërton parkun e lojërave te “Liqeni”, debitore e bllokuar nga Tatimet

132
0
Shares

Kompania e kontraktuar nga bashkia e Tiranë, për ndërtimin e parkut të lojërave te “Liqeni”, rezulton “problematike”, në raport me detyrimet ndaj shtetit. Për këtë arsye, e konsideruar si debitore, nga ana e Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve, është kërkuar vendosje barre sigurie mbi titujt e pronësisë, të kësaj kompanie.
Ky fakt, rezulton i dokumentuar nëpërmjet një shkrese të datës 31 gusht 2015.
shkresa qkrSipas kësaj shkrese, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, saktësisht sektori i Mbledhjes së Borxhit, të Drejtorisë së Mbledhjes së Borxhit, në drejtorinë Rajonale të Tatimeve të Tiranës, i kërkon Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR-së) “vendosje barre sigurie mbi titujt e pronësisë”, ndaj kompanisë “Startek”.
E njëjta shkresë, specifikon detyrimet dhe masën totale të tyre.
shk1Nga ana e saj, QKR, në bazë të kësaj kërkese, në datën 8 shtator 2015, vendos, “Të mos lejohet tjetërsimi i titujve të pronësisë përfshire edhe shitblerje aksionesh të subjektit  ‘Startek’ pajisur me NUIS (NIPT) – L22327007K me administrator Z. Lulëzim Mehmetaj, deri në shlyerjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesit debitor”.
Në bazë të kësaj korrespodence, mësohet se kompania “Startek”, e përzgjedhur për ndërtimin e parkut të lojërave, shumë i përfolur dhe i kundërshtuar, te “Liqeni”, rezulton, jo serioze, përkundër pretendimeve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY