DETAJE/ Biznesmeni i plagosur mbrëmë, konflikt për një pallat me tre vëllezër

DETAJE/ Biznesmeni i plagosur mbrëmë, konflikt për një pallat me tre vëllezër

72
0
Shares

Vendi i plagosjes së biznesmenit Lulëzim Kazani

Polica e Tiranës ka dhënë detaje sot, për ngjarjen e mbrëmshme, të plagosjes së biznesmenit Lulëzim kazani, në zonën e “Komunës së Parisit”, në kryeqytet.
Sipas policisë, një konflikt i biznesmenit,me tre vëllezër, pronarë të një sipërfaqe trualli në Shkëmbin e Kavajës, mund të jetë një pistë hetimi. Ndërsa biznesmeni ka ndërtuar një objekt në këtë truall, kjo është kundërshtuar nga vëllezërit, të cilët sipas policisë, janë me precedentë të mëparshme penal, sikurse edhe vetë biznesmeni i plagosur.
Lidhur me ngjarjen e datës 17. 03. 2016, ne orën 20.30, në rrugën “Haxhi Kika”, ku  një person i paidentifikuar, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin L. Kazani, 56 vjeç banues në Tiranë i cili eshte jashte rrezikut per jeten dhe ka marre plage vetem ne dore, policia e Tiranës sqaron se, L. Kazani ka patur konflikte te vazhdueshme me Shkelqim. B.,43 vjeç, Arben. B. ,44 vjeç dhe Frederik B., 51 vjeç, te tre banues ne Tirane dhe vellezer me njeri-tjetrin.
Konfliktet kane ardhur si pasojë e nje ndertimi te nje pallati ne zonën e quajtur Shkembi i Kavajes, Durres.

Ndaj  këtyre vëllezërve, jane referuar materiale per vepra te ndryshme penale

– Ne shkurt 2013  referuar materiale  ne Prokurorine Durres per vepren penale te:” Shtrengim per dhenie Pasurie “parashikuar nga neni 109/b Kodit Penal,  ne ngarkim te Arben.B ,44 vjeç pas kallzimit te bere nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se ne menyre vazhdueshme ka penguar me force ndertimit e nje pallati ne zonën e Shkembit Kavajes.
– Ne Prill  2013 nga policia e Durresit eshte ndaluar shtetasi Arben.B ,44 pas kallzimit te bere nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se ne menyre vazhdueshme ka penguar me force ndertimit e nje pallati ne zonën e Shkembit Kavajes.
– Ne muajin shkurt 2013 ka filluar procedim penal nga Durresi per shtetasin Arben. B ,44 vjeç per vepren penale te “Vetgjyqsise” parashikuar nga neni 277 K.P.
– Ne muajin mars 2013 ka filluar procedim penal per Shkelqim. B ,43 vjeç per vepren penale te Vetgjyqsise.parashikuar nga neni 277 K.P.
– Ne muajin korrik 2014 ,jane referuar materialet ne ngarkim te shtetasve Arben.B ,44 vjeç Frederik .B, 51 pasi kane goditur me mjete te forta shtetasin L.Kazani. Referuar per vepren penale te “plagosjes lehte me dashje “Neni 89-22 K.P.
 

Materiale janë referuar edhe për biznesmenin Lulëzim Kazani
– Ne muajin shkurt 2014 ka filluar procedim ne gjendje lire per shtetasin L. Kazani pas kallzimit te dhene nga shtetasi Frederik. B per vepren penale te “Pushimit Tokes”neni 200, K. Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY