Intervista me Marjan Rrokun duket se ende nuk po e lë të qetë moderatorit Ardit Gjebrea. Pasi babai i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë në vitin 2001 nga ish-oficeri i SHISH, ka depozituar sot në Gjykatë një padi ndaj Ardit Gjebreas. Fasni Canaj ka paditur për fyerje Ardit Gjebrean, ndërsa cështjen në ngarkim e ka marrë avokati, Saimir Visha. “Të dënohet me burg Ardit Gjebrea dhe televizioni ku u transmetua ajo intervistë”, është një prej kerkesave të babait i cili humbi gruan dhe vajzën në vitin 2001.
Historia e Alda Canaj dhe nënës së saj që mbetën të vrara me armë zjarri në vitin 2001 u risoll në vëmendje nga Ardit Gjebrea në emisionin “E diela shqiptare”, ku moderator intervistoi Marjan Rrokun nga qelia. Rroku rrëfeu sesi vrau nënë e bijë në vitin 2001 ndërsa shprehej se ishte penduar.
Rrëfimi nga burgu i Marjan Rrokut ka indinjuar pjesëtarët e familjes Canaj duke cuar kështu cështje dhe në gjyq.
Sipas familjes Canaj, versioni i dhënë nga ish-agjenti i SHIK-ut për vrasjen e nënë e bijë të ndodhur në mars të vitit 2001, nuk është i vërtetë. Gjatë intervistës nga qelia, Rroku deklaroi se nuk mbante mend momentin e vrasjes, sepse gjithcka i ishte errësuar gjatë konfliktit me nënë e bijë.
Por për motrën e Alda Canaj, Orneva Canaj vrasja ka qenë e paramenduar se Marjan Rroku kishte përndjekur Aldën para se ta vriste, por jo vetëm kaq. Ornela përmes një profili në facebook që ka hapur pikërisht për të nderuar kujtimin e të motrës dhe të nënës së saj thotë se edhe pas vrasjes familja e saj është përndjekur nga ish punonjësi i SHISH.
Ornela thotë Alda dhe Mbarimja gjetën vdekjen duke mbrojtur njëra tjetrë, dhe se “ky monster’ i ka kushtuar vetem vuajtje e lote familjes së saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/