ARMAND MAHO/ Vota në drejtim jo të duhur dhe strategjia e ligë...

ARMAND MAHO/ Vota në drejtim jo të duhur dhe strategjia e ligë e shpronësimeve te zona e Trenit

71
0
Shares

Te zona e Trenit, pronareve iu shemben shtepite duke i kompensuar ne 26.7 mije leke metrin katror ne nje zone ku apartamentet shiten dhe me 1500 € metri. Sipas “projektit” ne kete vend eshte parashikuar nje parking nentokesor prej disa katesh…
Parking…
Pra Bashkia i prish shtepite pronareve per nje biznes fitimprures…
Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe shtepite te prishen pa miratimin e pronarit… I keni pare ato fotot ne Kine, ku shtepia qendron ne mes te autostrades, sepse pronari nuk ka rene dakort per cmimin e shpronesimit… Mora Kinen qe eshte akoma nje shtet mes komunizmit dhe ekonomise se tregut, shtet nje partiak dhe me ligje te egra… Dhe atje respekti per pronen eshte shume me i madh se ne Tiranen tone..
Edhe Enver Hoxha kur i prishte shtepite u jepte nga nga nje hyrje pronareve…
Lali Eri thjeshte ua prishi…
Pronaret tani s’dine ku te fusin koken, rrine tere diten te ajo qe dikur ishte prona e tyre dhe shohin se si bashkia po ua kthen ate çka kishin trasheguar brez pas brezi ne nje biznes fitimprures..
Kush e di kush qendron pas partneritetit publik-privat qe na eshte bere makth i vjedhjes ne keto vjet…?! Por Lali Eri ka bllokuar dhe rrugen hyrese qe te con drejt tregut dhe ku qindra biznese tashme jane ne prag te falimentimit.. Me sa duket bashkia ja ka vene syrin dhe ndertesave te tjera pergjate rruges…
Nje strategji e lige, ku prona merret per hicgje ne emer te interesit publik per tu kthyer ne miliarda per ata qe financojne fushata dhe mbajne ne xhep tesera VIP te PS…
Pronaret e kane kuptuar qe vota e tyre shkoi ne drejtim te gabuar por eshte shume vone…
Shtepite e tyre tashme u prishen…
Ne token e gjyshit, babes se tyre do ngrihet nje biznes ku humbesit jane vetem ata…
Te gjithe te tjeret jane përfitues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY