Pronari i një lokali në Vlorë u dhunua fizikisht në qendër të qytetit nga pronari i një tjetër lokali. Të dy personat i kanë pronat ngjitur dhe mosmarrëveshjet e tyre kanë nisur prej kohësh.
Sipas policisë agresori e akuzonte fqinjin e tij se e spiunonte në polici dhe për këtë shkak e sulmoi me sende të forta në bulevard.
Nga ana e tij tregtari që u dhunua tha se midis tyre ka lindur konflikti për shkak konkurrence ndërsa akuzat për spiunim janë thjesht pretekste.
Policia shoqëroi ne komisariat autorin e dhunës deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/