Policia e Vlorës ka bërë të ditur se rreth orës 14:04 të ditës së sotme, kishte marrë njoftimin se në një lagje të Vlorës është gjetur një person i shtrirë në tokë (rrugicë).
Menjëherë Shërbimet e Policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se në lagjen “Pavarësia” pranë Aleksandrisë, është gjetur një person i shtrirë në rrugicën e këtij pallati, në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili dyshohej se kishte rënë nga kati i 5-të i pallatit me Nr. 886.
Personi i dëmtuar është E. Sh., 40 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, dyshohet se ky shtetas është hedhur nga ballkoni i banesës së tij pasi vuan nga sëmundje mendore.
Shërbimet e Policisë kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/