Bashkia e Tiranës ka nisur sot punimet në Parkun e Liqenit Artificial pak pas mesditës duke i dalë pas shpine shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës.
Një ndër aktivistët e dhe drejtuesit protestave te Liqeni, Ervin Goci tha se Bashkia nuk respektoi marrëveshjen me shoqërinë civile dhe 6 kërkesat e kësaj të fundit lidhur me parkun.
Sot është hedhur beton janë hapur kanale dhe një numë ri madh policësh kanë shoqëruar nisjen e punimeve.
Edhe pse Veliaj kishte premtuar që nuk do të kishte beton, fotot më poshtë tretojnë të kundërtën.
Ne foto aktivisti i shoqerise civile, Zirkon Disha ne vendin ku po hidhet betoni
Aktivistë të shoqërisë civile kanë filluar sërish protestën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/