Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria humbet 14 pozicione në listën e vendeve “më të lumtura”

16/03/2016
Shqipëria humbet 14 pozicione në listën e vendeve “më të lumtura”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria është vendi më pak i lumtur i Evropës së bashku me Bullgarinë. Është ky vlerësimi që vjen nga një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e 109-të, në listën e vendeve më të lumtura të botës. Vendi ynë në Evropë lë pas vetëm Bullgarinë që është e 128-ta në renditje.
Në bazë të raportit më të fundit të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që i referohet periudhës kohore nga viti 2013 deri në 2015 Shqipëria ka humbur 14 vende në krahasim me materialin e vitit të shkuar, që merrte nën shqyrtim vitet 2012-2014 dhe mbante pozitën e 95-të.
Nga ana tjetër, Kosova është vendosur në vendin e 77-të, duke shënuar gjithashtu rënie në krahasim me vitet para-ardhëse.
Në renditjen rajonale, vendi më i lumtur është Rumania, që ndiqet nga Kroacia dhe Kosova që plotëson treshen e parë. Pas tyre, me radhë vijnë Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia dhe e parafundit është Shqipëria.
Organizata e Kombeve të Bashkuar ka cilësuar Danimarkën si shtetin më të lumtur të botës, që është ndjekur nga Zvicra, e cila e mbante këtë vend një vit më parë. Treshja më e lumtur e globit plotësohet nga Islanda.
Zyrtarët e kësaj organizate kanë komunikuar se prosperiteti dhe zhvillimi i ekonomisë nuk është përbëjnë kriteret bazë në përcaktimin e renditjes. Ata kanë marrë si shembull, Shtetet e Bashkuara, të cilat pavarësisht zhvillimit, kanë një shoqëri e cila është shumë e orientuar drejt parasë.
Në matje janë shqyrtuar disa aspekte përfshirë mbështetjen sociale, pritshmëritë për një jetë të shëndetshme, liria për të marrë vendime mbi jetën, bujaria, perceptimi i korrupsionit etj. Tre vendet që qëndrojnë në fund të renditjes janë Togo, Siria dhe Burundi, ndikuar nga lufta dhe pasiguria për jetën.

Renditja e vendeve të Rajonit

Rumania (5.528)
Kroacia (5.488)
Kosova (5.401)
Serbia (5.177)
Bosnje Hercegovina (5.163)
Mali i zi (5.161)
Maqedonia (5.12)
Greqia (5.033)
Shqipëria (4.655)
Bullgaria (4.217)

“Ora News”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.