Zbardhet shkaku i plagosjes një natë më parë, e policit bashkiak të Shijakut. Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar, në lagjen “Popullore”, në qytetin e Shijakut, dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Mendohet se ngacmimi që i ka bërë një vajze të jetë shkaku i ngjarjes.
Burime nga grupi hetimor sqaruan se 43-vjeçari Shpend Lima ka pasur konflikte për motive të dobëta me persona të tjerë.
“Personi, i cili ka mbetur i plagosur, ka pasur konflikt me personin që kemi shoqëruar, për motive të dobëta. I plagosuri ka ngacmuar një vajzë në Shijak dhe ky dyshohet se është shkaku i konfliktit”, thanë burime nga grupi hetimor.
Mësohet gjithashtu se pak minuta pas ngjarjes, efektivat e Policisë së Shijakut shoqëruan një person, i cili mësohet se është i dyshuari kryesor për atentatin ndaj policit bashkiak. Pritet që pas marrjes në pyetje të të shoqëruarit dhe pas dëshmisë së të plagosurit të zbardhet plotësisht motivi i ngjarjes.
Polici i bashkisë së Shijakut i ka shpëtuar mrekullisht atentatit mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke u kthyer në banesën e tij në Shijak. Shpend Lima, 43 vjeç, mbeti i plagosur me një plumb në gjymtyrët e poshtëm, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Shijak, plagoset me armë zjarri një person, ia paidentifikuar viktima dhe autori
/web/Shijak_plagoset_me_arme_zjarri_nje_person_ia_paidentifikuar_viktima_dhe_autori_15691_1.php
Si edhe …
EMRI/ Atentati në Shijak, i plagosuri në oborrin e shtëpisë, polic bashkiak
/web/EMRI_Atentati_ne_Shijak_i_plagosuri_ne_oborrin_e_shtepise_polic_bashkiak_15692_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/