Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Shalës të Cërrikut ku u gjet i vdekur në banesë shtetasi B Sh. ndërsa ka vënë në pranga dy persona nga Cërriku, pasi akuzohen për vrasjen e një 56-vjeçari.
Sipas policisë vendore, nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për një vjedhje me pasojë vdekjen.
Policia ka arrestuar autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, Naim Çekrezi, 56 vjeç, dhe Ilir Çekrezi, 25 vjeç, të dy banues në Cërrik, të cilët bënë edhe inskenimin e versionit të ngjarjes që të dukej si aksidentale.
Ndërkaq, janë sekuestruar edhe sendet e vjedhura, të cilat ishin fshehur në një ullishte.
Këta shtetas, dyshohen të kenë vrarë shtetasin B. Sh. gjatë momenteve të vjedhjes së banesës së tij dhe më pas kanë inskenuar vendin e ngjarjes, duke e bërë të dukej si ngjarje aksidentale.
Por pas veprimeve hetimore të mirëfillta u arrit në konkluzionin se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, pasi viktima ishte goditur me sende të forta, të cilat i kishin shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Gjatë veprimeve hetimore të ndjekura me metoda speciale të hetimit, rezultoi se në njërën dhomë të banesës së viktimës, autorët kishin vjedhur një sasi prej 250.000 lekësh (të reja) dhe 1880 Euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 141 dhe 25 të Kodit Penal.
Gjenden dhe sekuestrohen
1. Rrobat e përdorura në momentin e kryerjes së krimit.
2. 250.000 leke te reja.
3. 1880 Euro
4. Një aparat celular.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/