Adriatik Llalla tek zyra e Presidentit Nishani

Adriatik Llalla tek zyra e Presidentit Nishani

52
0
Shares

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar sot pasdite një takim me presidentin Bujar Nishani fill pas një vale shkarkimesh, transferimesh dhe emërimesh të reja në prokurori si dhe ndryshime në strukturën e saj menaxheriale.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar rreth këtij takimi por shefi i akuzës Llalla është parë të hyjë në Presidencë në ortë e pasdites.

Por besohet se numri i madh i lëvizjeve në Prokurori si dhe koha e shkurtër që ka mbetur nga votimi i ndryshimeve kushtetuese në lidhje me reformën në drejtësi mund të ketë qenë pjesë e bisedës.

Po sot ishte në Presidencë edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY