Vlorë, digjet makina e biznesmenit, pronari dyshon: E qëllimshme

Vlorë, digjet makina e biznesmenit, pronari dyshon: E qëllimshme

47
0
Shares

Foto Ilustruese

Policia e Vlorës, rreth orës 19:30, të mbrëmjes së sotme ka marrë njoftimin se në lagjen “Pavarësia”, një automjet është përfshirë nga flakët.
Menjëherë Shërbimet e Policisë bashkë me Shërbimet Zjarrfikëse, janë afruar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se në rrotonton e Skelës, përballë picerisë “Kolonat”, një automjet tip “Benz” me targë,  VL 2090 C, është përfshirë nga flakët ku për pasojë është dëmtuar pjesërisht (pjesa e pasme e mjetit).
Automjeti është në pronësi të biznesmenit  Josif Gjkinuri,  67 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishte lënë të parkuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Nga hetimet paraprake të Shërbimeve të Policisë dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.
Por, pronari i saj është shprehur se djegia është e qëllimshme.
Policia po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY