TIRANË/Shpërthen eksplozivi në makinën e policit

TIRANË/Shpërthen eksplozivi në makinën e policit

58
0
Shares

Një efektivi të Komisariatit nr.3 të Tiranës i vendosën eksploziv në makinë. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të natës në zonën e Bathores, në kryeqytet, ku banon familja e policit, Dilaver Shtrezi, 53 vjeç.

Burimet thanë për panoramën se rreth orës 02:00 pas mesnate, në zonën e Bathores së Kamzës, është vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Audi” të efektivit Shtrezi.

Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij në momentin që ka ndodhur shpërthimi, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Ndërsa mësohet se makina është dëmtuar plotësisht si pasojë e shpërthimit të tritolit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.5, si dhe oficerë të Krimeve të Rënda e ekspertë antieksploziv. Burimet thanë se lënda plasëse është hedhur nga jashtë avllisë së shtëpisë, duke rënë mbi kofanon e automjetit.

Ndërsa aktivizimi dyshohet se është kryer me fitil zjarrpërcjellës. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se bëhet fjalë për një sasi rreth 200 gramë tritol që ka shpërthyer. Vetë efektivi, në pronësi të të cilit ishte makina, është marrë në pyetje duke deklaruar se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij. Panorama.com.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY