Shkodër, arrestohet 28-vjeçari, transportonte armë e municione me biçikletë

Shkodër, arrestohet 28-vjeçari, transportonte armë e municione me biçikletë

57
0
Shares

Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shkodrës, pas një tentative spektakolare të transportimit të armëve e municioneve…me biçikletë!

Shtetasi Prel Pllumbaj, i njohur ndryshe edhe si Brezart, banues në Shkodër, ka qenë duke lëvizur në lagjen “Ndoc Mazi”, me mjetin me dy rrota dhe me disa qese të mëdha të mbushura, që për këdo do të dukeshin të dyshimta. Pas kontrollit të ushtruar nga forcat blu, atij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 granata mbrojtëse, 3 ndezësa dhe 654 fishekë model 56.

Kontrolli nuk përfundoi me kaq, pasi u shtri edhe në banesën e Prel Pllumbajt, ku iu gjet dhe sekuestrua edhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje.
Materialet proceduriale ndaj tij i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, teksa i arrestuari akuzohet për veprat penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY