Vazhdon aksioni për prishjen e banesave pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet. Deri më tani janë shembur 4 ndërtesa, ndërsa pritet shembja edhe e 6 të tjerave.
Një nga banorët e kësaj zone në shenjë kundërshtie për vendimin e INUV ka hipur në çatinë e banesës, për të mos lejuar shembjen e saj
Bëhet fjalë për Shaban Tresan, i cili ka rreth 1 orë që gjendet në çati, ndërsa refuzon masën e shpronësimit të dhënë nga shtetit, pasi banesa e tij është vlerësuar me 10 milionë lekë. Sakaq aktualisht Tresës I janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë të cilët kanë hipur në catinë e banesës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/