Sot 25 vjetori i rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike me SHBA
Te dashur miq, sot 25 vjet me pare, me 15 mars te vitit 1991, u rivendosen, pas me shume se 45 vjet nderprerjeje, marredheniet diplomatike te Shqiperise me SHBA. Kjo eshte nje dite historike per Shqiperine dhe kombin shqiptar ne rrugen e tyre te lirise. Fill pas Luftes se Dyte Boterore, pas ardhjes ne pushtet, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes, me regjimin diktatorial me te eger ne Europe qe vendosi ne Shqiperi, imponoj nderprerjen e marredhenieve diplomatike nga dy aleatet me kryesore te kombit; SHBA dhe Britania e Madhe, qe kishin qene dhe kontributoret me kryesore ne parandalimin e copetimit te plote te Shqiqerise, dhe me vone ne organizimin dhe sponsorizimin e Luftes Clirimtare te shqiptareve.
Ai, ne nje akt tradhetie kombetare, rrjeshtoi vendi ne krahun e armiqve te tij shekullor.
Vetem renia e Perdes se Hekurt nga Levizja Studentore e Dhjetorit 1990 dhe themelimi i PD, beri te mundur rivendosjen e marredhenieve diplomatike me SHBA dhe orientimin e ri politik te vendit ne perputhje me vokacionin perendimor dhe interesat jetike te kombit shqiptar.
Bilanci 25 vjeçar i rivendosjes se marredhenieve diplomatike te Shqiperise me vendin e madh te lirise, eshte i jashtezakonshem. SHBA, historikisht por dhe keto 25 vite, kane luajtur nje rol percaktues per lirine e shqiptareve dhe konkretisht ne:
– Fitoren me 22 Mars te forcave demokratike ne Shqiperi nga mbeshtetja e madhe e hapur e Zerit te Amerikes.
– Viziten historike te Sekretarit James Baker ne qershorit te vitit 1991 ne Tirane. Ai do te deklaronte ne fjalen e tij ne parlament, se ka ardhur per vizite me ftese te kryetarit te PD, pra te opozites.
– Ardhjen e Ambasadorit te pare te SHBA ne Tirane pas rivendosjes se marredhenieve diplomatike, Willliam Rayerson, mik i madh i kombit shqiptar dhe antikomunist i vendosur.
– Institutit Demokratik Kombetar Amerikan dhe Institutit Republikan Amerikan. Pas fitores se forcave demokratike e ne vazhdim, qeveria e SHBA dha ndihme te nje rendesie paresore Shqiperise ne reformat e thella te ndertimit te institucioneve demokratike dhe transformimit te ekonomise hiperkolektiviste dhe te falimentuar ne ekonomi tregu. Me qindra e qindra eksperte te te gjitha fushave, me ekspertizen e tyre ne bashkepunim me ekspertet shqiptare, ben te mundur keto reforma!
– Mbeshtetjen e madhe financiare bilaterale dhe multilaterale te vendit.
– Anetaresimin e Shqiperise ne NATO
– Mbeshtetjen dhe nderkombetarizimin e çeshtjes se drejte te shqiptareve ne Kosove.
-Udheheqjen e NATO-s ne ofensiven e saj kunder kasapit te Ballkanit, Slobodan Millosheviç dhe çlirimin e Kosoves.
– Mbeshtetjen jetike per shpalljen e Pavaresise se Kosoves dhe njohjen nderkombetare te shtetit te pavarur te Republikes se Kosoves
Marredheniet midis SHBA dhe Shqiperise, perveç mashtrimit skandaloz te Edi Rames per armet kimike siriane, kane njohur zhvillimet me intensive e te gjithanshme. Keto marredhenie kulmuan me viziten zyrtare te presidentit George W Bush me 10 qershor 2007 ne Tirane!
Ky 25 vjetor fton shqiptaret te shprehin mirenjohjen e tyre me te thelle ndaj kombit dhe qeverise amerikane dhe te konsolidojne gjithnje e me shume miqesine dhe bashkepunimin e gjithanshem me mikun dhe partnerin tone strategjik kryesor SHBA, duke ndertuar dhe zhvilluar gjithnje e me shume vlerat e lirise ne Shqiperi!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/