Saimir Tahiri: Të turpërojmë publikisht gjyqtarët…!

Saimir Tahiri: Të turpërojmë publikisht gjyqtarët…!

61
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vijuar sulmin ndaj gjyqtarit të gjykatës së Vlorës i cili liroi pak ditë më parë një person të arrestuar nga policia me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Duke folur përpara aplikantëve të shkollës së policisë ai tha se nuk do të pushojë së akuzuari ata që na sollën në këtë gjendje 20 vitet e fundit.

“Para pak ditësh denoncova një gjyqtar në Vlorë, aq merak e kishte ky gjyqtar lirimin e të akuzuarit, sa dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilin e ka bërë motiv për ta liruar e ka zbatuar dy ditë para se të hynte në fuqi. Unë respektoj cdo gjyqtar të ndershëm por as respektoj as do ndaloj së denoncuari publikisht cdo gjyqtar të korruptuar. Reforma në drejtësi është një pjesë e betejës, por një pjesë tjetër është të turpërojmë publikisht të gjithë ata që në dy dekada na solllën deri këtu”, tha Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY