Banorët e fshatit fshatit Rrethi-Epër, ndjehen të braktisur nga qeveria. Sipas tyre, erozioni dhe mungesa e vëmendjes nga Rilindja, ka shkaktuar j pak panik nga rreziku që ju kanoset nga erozioni.
Denoncimi vjen nga deputetja e PD-së Albina Deda.
Sipas deputetes, ndërsa lumi kë përfshirë rreth 20 metër gjerësi tokë, apo rreth 30 ha, ankesat e banorëve, qoftë ndaj pushtetit vendor, apo edhe atij ekzekutiv, kanë rënë në vesh të shurdhër.
“Rrezikohen shtëpitë dhe jeta e banorëve të fshatit Rrethi-Epër si dhe deri tani 30 ha toke janë dëmtuar nga erozioni dhe mungesa e vëmendjes se pushtetit të Rilindjes.
Të paktën 20 metra brenda fshatit është futur lumi duke dëmtuar pompat dhe shtyllat e energjisë elektrike.
Në një largësi më pak se 1 km nga ky fshat është tuneli i HEC të Qaf-Mollës ku inertet e tunelit janë hedhur në anë të lumit Fanë.
Këto inerte nëse do kishte pak vëmendje ndaj ankesave të shumta të banorëve do të ishin një zgjidhje për këtë problem.
Banorët thane që askush nuk ka ardhur këtu edhe pse jemi ankuar në bashkinë Mirditë tani dhe bashkinë Rrubik para 2013.
Banorët janë në panik pasi përveç dëmtimit të tokave në breg të lumit, tani rrezikohen dhe shtëpitë dhe jeta e tyre”, denoncon deputetja demokrate, Albina Deda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/