DOSJA-RETRO/ Të arrestuarit e “Kompas” trafikuan 75 kg drogë, përdornin prostituta...

DOSJA-RETRO/ Të arrestuarit e “Kompas” trafikuan 75 kg drogë, përdornin prostituta si korriere

1910
0
Shares
Foto Ilustruese

Blenard Fejzulla i arrestuar sot nga policia shqiptare për llogari të policisë italiane, është njëri prej protagonistëve të operacionit antidrogë “Kompas”, të qershorit të vitit 2004.
Më pak se 12 vjet më parë, pas një hetimi disavjeçar, prokuroria shqiptare, në bashkëpunim me homologen e saj italiane, identifikuar 48 persona, organizatorë dhe pjesëtarë të këtij rrjeti, kundrejt të cilëve u siguruan prova të mjaftueshme për të ngritur akuzën e trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.  Sipas hetimeve, të akuzuarit dyshoheshin për transportimin e rreth 75 kg heroinë dhe se pjesë e aktivitetit të tyre, të trafikimit, ishin edhe prostitutat që bënin rolin e korriereve.

Prokuroria
Sipas prokurorisë ishin tetë të akuzuar, si organizatorë të një rrjeti të mirëfilltë. Prokuroria akuzoi për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 paragrafi i dytë i Kodit Penal katër nga të pandehurit. Ata ishin Muhamet Fejzulla, i biri i tij Blenard Fejzulla, nga Fieri dhe vëllezërit Fatmir Kuçi, e Dritan Kuçi edhe këta nga qyteti i Fierit. Katër të pandehurit e tjerë u akuzuan për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/a, paragrafi i tretë i Kodit Penal. Ata ishin Arjan Xhemali, nga Laçi dhe me banim në Durrës, Kujtim Popoçi, nga Durrësi dhe Arjan Selimi (Armand Andoni), nga Tirana.
Për fillimin e hetimit ndaj këtij grupi ka shërbyer letërporosia e autoriteteve gjyqësore italiane, përkatësisht e Prokurorisë së Milanos, ku ky grup kishte përqendruar tregun e shitjes së heroinës.
Në kërkesën për gjykim thuhej se nga përgjimet telefonike të numrave italianë dhe shqiptarë të kryera nga Prokuroria e Milanos, ishte arritur në identifikimin e 48 emrave të shtetasve shqiptarë, 32 nga të cilët i disponon edhe gazeta. Sipas prokurorisë, 48 të pandehurit, një pjesa më e madhe e të cilëve u arrestuan në Itali, kanë pasur lidhje dhe kryer tratativa paralele me njëri-tjetrin. Në kërkesën për gjykim theksohej se Prokuroria e Milanos kishte arritur t’i sigurojë provat materiale në bazë të përgjimeve telefonike

Dënimi
Në 11 janar të vitit 2008, shtatë të pandehurit e procesit “Kompas” u dënuan me 75 vjet e 6 muaj burg. Pas tre vitesh gjykime, togat e zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, deklaruan fajtorë Arjan Selimin (Armand Andoni), Muhamet e Blenard Fejzullahun, Fatmir Kucin, Petraq Avramin, Arian Xhemalin (Shabani) dhe Kujtim Popocin për kryerjen e veprave penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, duke u bazuar vetëm në provat e sjella nga Italia kundër tyre. Vetëm njëri nga tetë të pandehurit, Dritan Kuci që u hetua dhe u gjykua në mungesë u deklarua i pafajshëm për mungesë të provave.
Arjan Selimi u dënua dje me 16 vjet burg, po aq u dënua dhe Arjan Xhemali, ndërsa me 15 vjet burg u dënua Kujtim Popoci. Për Petraq Avramin, gjykata dha dënimin me 10 vjet burg, ndërsa për Blenard Fejzullahun dhe Fatmir Kucin u dha nga 6 vjet dhe 6 muaj heqje lirie.
Në muajin maj të vitit 2008, Selimi i dënuari me 16 vite burg i procesit “Kompas” nis grevën e urisë në kërkim të rishqyrtimit të dosjes pasi pretendonte padrejtësi. Arjan Selimi këmbënguli rishikimin e çeshtjes për vendim të padrejtë.
Më 9 maj të këtij viti 2011, Gjykata e Lartë riktheu për rigjykim dosjen në ngarkim të Arian Selimit, ndërsa me datë 16 shtator të po këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda i hoqi atij masën e sigurisë për tejkalim të afateve të paraburgimit. Prej kësaj date Arian Selimi ishtë i lirë, ndërsa gjykata vazhdoi procesin në ngarkim të tij nëe gjendje tëe lirëe derisa ai u vra.

 

Trafikantët përdorën prostituta si korriere

Bazuar në përgjimet e celularëve, Prokuroria e Milanos kishte arritur në konkluzionin se në vitin 2001, grupi i mirorganizuar i trafikimit të narkotikëve po përgatiste një mënyrë të re për të transportuar drogën. Nga përgjimet ishte konstatuar se në drejtim të Italisë ishte nisur si korrier Petraq Avrami, i mbiquajtur me nofkat (Nipi ose Ilir), i cili ka qenë i shoqëruar me dy studente, një rumune dhe një moldave. Por nga verifikimet rezultoi se studentet ushtronin edhe prostitucion.
Në sajë të këtyre veprimeve, policia italiane ushtroi kontroll në banesën e Arben Myrtjas në “Via Buonoroti nr. 5”. Aty janë shoqëruar për në komisariat Petraq Avrami dhe dy prostitutat, të cilat kanë qenë pa dokumente të rregullta dhe janë identifikuar e janë fotosenjalizuar. Më pas, atyre u është komunikuar urdhri për t’u larguar nga Italia.
Gjithashtu, në banesën e Genti Krasniqit dhe Irma Veruarit, e cila shfrytëzohej prej tij në rrugët e Milanos, strehoheshin sasi të ndryshme droge, që vinte nga Shqipëria.
Në kërkesën për gjykim thuhej se më datë 12 janar të vitit 2001 arrestohet, në Milano, Genti Krasniqi, ndërsa po shiste 600 gramë heroinë.

Trafikantët e skeduar nga përgjimet

1-Fatmir Kuçi
2-Dritan Kuçi
3-Muhamet Fejzulla
4-Blenard Fejzulla
5-Arjan Shabani
6-Agim Krasniqi
7-Ermal Mali
8-Pirro Kane
9-Servet Hasani
10-Kadri Hasani
11-Irma Verurari
12-Denis Doga
13-Erzen Doga
14-Krenar Plaku
15-Ylli Guga
16-Ilir Guga
17-Lorenc Malka
18-Ervin Malka
19-Redian Kerri
20-Fredi Xhameta
21-Arben Myrtja
22-Adriatik Pemaj
23-Mondi Ramaj
24-Altin Mullai
25-Jetmir Ashikja
26-Artur Gjini
27-Petraq Avrami
28-Arben Nikulaj
29-Skender Godina
30-Xhemal Kashari
31-Nikoll Filipi
32-Bledi Shabani

 


Për më shumë mund të lexoni edhe

FOTO/ Kapet për llogari të italianëve i shumëkërkuari VIP i heroines së “Kompas”
/web/FOTO_Kapet_per_llogari_te_italianeve_i_shumekerkuari_VIP_i_heroines_se_Kompas_15694_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY