Dikur “populli” ia thoshte Enver Hoxhës “të na marrin të keqen”, tani...

Dikur “populli” ia thoshte Enver Hoxhës “të na marrin të keqen”, tani Edi Rama ia thotë “popullit”…

45
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka qenë sërish sot në Shkodër, por këtë herë për fushatën e anëtarësimeve të reja në parti.
Si ç’bën shpesh në takime të tilla, Rama nuk i “kurseu” as sot batutat. Biles…, biles, tejkaloi “popullin”, me një batutë të hershme.
“Të na marrin të keqen ata që nuk na duan”, u shpreh Rama midis të tjerave, duke shkaktuar jo pak “kënaqësi” te të pranishmit, anëtar të rinj e të vjetër të PS-së.
Dikur këtë batutë “populli” në formë parrulle e hidhte na takime me Enver Hoxhën, pas çdo “zbulimi” të çdo grupi armiqësor.
Këtë ka dashur të evokojë edhe Rama sot, pas “zbulimit të grupit armiqësor” të Ben Blushit, duke artikuluar frazën “trimëruese”…, “të na marrin të keqen ata që nuk na duan”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY