Zgjedhjet e parakohshme, Meta përgjigje optimiste ndaj Majkos

Zgjedhjet e parakohshme, Meta përgjigje optimiste ndaj Majkos

55
0
Shares

Ndryshe nga Pandeli Majko, Ilir Meta është i bindur se reforma në drejtësi do të miratohet. Pavarësisht paralajmërimit të Majkos për zgjedhje të parakohshme, Kryeparlamentari, njëherësh lider i LSI-së, deklaroi se ka vend për të optimizëm të përmbajtur.
Pas paralajmërimit të Pandeli Majkos për zgjedhje të parakohshme nëse nuk do të miratohet reforma në drejtësi, Ilir Meta mbajti një qëndrim të ndryshëm nga ai i ish-Kryeministrit me të cilin dikur ndante të njëjtën parti.
Përballë pesimizmit të Majkos mbi rrezikun e një zhbërje të reformës në emër të konsensusit, kur u pyet mbi këtë, Meta tregoi ku e mbështet optimizmin e tij.
Meta përsëriti edhe njëherë se për ato çështje në lidhje me të cilat forcat politike nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët, mund të kërkohet ndihma e misionit amerikan të OPDAT dhe atij të BE-së, EURALIUS.
Dy ditë para këtyre fjalëve të Metës, ish-Kryeministri Pandeli Majko, përmes një postimi në Facebook kishte sugjeruar se do të ishte më mirë që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme, nëse nuk miratohej reforma në drejtësi.
Çfarë shqetësonte më shumë Majkon ishte kërkesave e partive të tjera drejtuar PS-së për dialog politik, që në gjykimin e deputetit socialist rrezikonte t’i hiqte reformës mantelin e bashkautorësisë me ekspertët ndërkombëtare duke e shpërbërë përfundimisht atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY