Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i Prel (Brezart) Pllumbaj 28 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye sepse, në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, duke lëvizur me biçikletë u konstatua me qese të dyshimta dhe pas kontrollit të ushtruar iu gjetën një sasi municionesh.
– 5 (pesë) granata difensive,
– 3 (tre) ndezëse,
– 645 fishekë model 56
të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në kushtet e flagrancës u bë gjithashtu kontrolli i banesës së këtij shtetasi, ku u gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– Një armë gjahu pa leje.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 280 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/