Suedi, qytetari ankohet te ministri se ‘fqinjët bëjnë seks të zhurmshëm’: Ja...

Suedi, qytetari ankohet te ministri se ‘fqinjët bëjnë seks të zhurmshëm’: Ja si përgjigjet ai

72
0
Shares

Një ministër Shëndetësie iu përgjigj një komenti online se fqinjët po bëjnë seks të zhurmshëm.

Një qytetar u ankua tek ministri i Shëndetësisë në Suedi se fqinjët po bëjnë seks të zhurmshëm.

Ai i kërkoi që këto praktika të ndalohen pas orës dhjetë.

Por ministri Gabriel Wikstrom iu përgjigj zgjedhësit të tij, duke thënë se seksi i zhurmshëm të bën mirë.

“Fqinjët e mi bëjnë seks të zhurmshëm sërish. Ti je shpresa ime: A mund të ndalohen të tilla praktika të rrezikshme pas orës 10 të darkës?”.

“Duket gjë e mirë për ta, mendoj. Është e mirë për mirëqenien e tyre dhe për shëndetin publik po ashtu,”u përgjigj ministri.

Pasi mesazhi i tij u bë publik, ministri tha për BBC se kërkonte që të përgjigjej në një mënyrë me humor.

“Seksi është çështje politike po ashtu. Shpesh diskutojmë për seksin në terma negativë, si për shembull për përdhunimet, abuzimet seksuale, por jo në kuptimin pozitiv të seksit. Mendoj se duhet të nisim të diskutojmë për seksin si diçka pozitive”.

“Mendoj se suedezët duhet të bëjnë aq seks sa duan”.

Shumë suedezë mendojnë se nuk po bëjnë seks aq sa duhet, për shkak të stresit dhe problemeve në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY