Pas sulmeve në Ankara fillon hakmarrja turke, sulm ajror kundër rebelëve kurdë

Pas sulmeve në Ankara fillon hakmarrja turke, sulm ajror kundër rebelëve kurdë

111
0
Shares

Foto Ilustruese

Pas sulmeve të mbrëmshme në Ankara, ka filluar sot hakmarrja turke. Turqia ka ndërmarrë sot një sulm ajrore kundër shënjestrave të rebelëve kurdë në veri të Irakut.
Ushtria turke, përmes një deklarate të lëshuar sot, tha se aeroplanët luftarakë kanë goditur depot e armëve dhe strehimoret e pjesëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, në rajonet Kandil dhe Gara, në veri të Irakut.
Sulmet ajrore vijnë disa orë pasi 37 njerëz mbetën të vrarë dhe 120 të tjerë u lënduan, nga një shpërthim i fuqishëm, në mbrëmjen e 13 marsit në Ankara.
Ministri turk i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu, i dha sot shifrat e reja gjatë një prononcimi televiziv, duke theksuar se tre njerëz të tjerë kanë ndërruar jetë, për shkak të lëndimeve të rënda.
Ai shtoi se të paktën njëri nga sulmuesit është llogaritur në shifrën e personave të vdekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY