OSBE ka shprehur mbështetjen ndaj Turqisë në luftën ndaj terrorizmit.
Në një deklaratë për mediat Presidenti i Asamblesë Parlamentare Ilkka Kanerva ka theksuar nevojën për një bashkëpunim më të fortë në luftën ndaj terrorizmit, teksa nënvizon se sulmi në Ankara riafirmon solidaritetin e OSBE në mbështetje të Turqisë.
“E konsideroj një akt të urryer dhe të pajustifikuar dhe ritheksoj solidaritetin tonë me Turqinë në luftën ndaj terrorizmit. Shpreh ngushëllimet më të thella për popullin dhe qeverinë dhe veçanërisht të mbijeturave dhe të afërmve që kanë humbur të dashurit e tyre apo që u janë gjymtuar”, thuhet në deklaratën e Kanerva.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/