Image GalleryNga ana e seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni “Parkingu”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur dokumentimi ligjor dhe kapja në flagrancë e Agim Hoxha, Gentian Hyseni dhe Arben Gaçaj.
Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njeri – tjetrin, ata kryenin aktivitetin kriminal të prodhimit të monedhave të falsifikuara, si dhe shpërndarjen e tyre.
Si provë materiale, personave i janëe kapur sasia prej 2 100 (dy mijë e njëqind) Euro të falsifikuara, e prerjes 50-she, një makineri fotokopjuese e cilësisë së lartë e markës HP, që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave false, si dhe katër telefona celulare, të cilat ju gjetën personave gjatë kontrollit të kryer.
U dërguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet procedurale për veprën penale “Falsifikim i monedhave“ të kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga Neni 183/2 i Kodit Penal.
Të arrestuarit
– Agim Hoxha, 57 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
– Gentian Hyseni, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
– Arben Gaçaj, 52 vjeç, banues në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/