FOTO GALERI/ Drogë dhe prostitucion, ekstradohet nga Italia “Princesha Eva”

FOTO GALERI/ Drogë dhe prostitucion, ekstradohet nga Italia “Princesha Eva”

77
0
Shares

Image GalleryPolicia Italiane ka shoqëruar nga burgu deri në aeroportin e Rinasit shqiptaren, Eva Preka. Shqiptarja e ekstraduar, 34-vjeçarja e njohur nga punonjëset e seksit si “Princesha Eva” dhe në trafikun e kokainës zi “Zonja e Bardhë”, është dënuar në vitin 2011 me tre vite e katër muaj burg.
Ajo u arrestua nga Policia e San Remos pasi u kap me afro 1 kg kokainë të pastër në një operacion ndërkombëtar të trafikut të drogës që drejtohej nga partneri i saj.
Ndaj saj u dha masa arrest shtëpie por humbi gjurmët në qershor 2013. Më pas u kap në nëntor të vitit 2014 në Milano, ku kishte nisur biznesin e shoqërimit me eskortë luksoze.
Duke përdorur emër të rremë, Preka kishte shtrirë aktivitetin e saj në Milano dhe Romë duke shoqëruar klientë të pasur në restorantet dhe hotelet më të mira.
Madje ajo kishte organizuar dhe një spektakël mode në Milano, duke bërë dhe selfie me njerëz të njohur si Lele Mora dhe i postonte ato në rrjetet sociale.
Nisur nga këto foto, hetuesit zbuluan aktivitetin e saj dhe e arrestuan. Tashmë që i ka mbetur periudha e fundit e dënimit, ajo është dëbuar nga Italia si masë alternativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY