Pas dorëheqjeve, brenda një dite, të katër drejtuesve të katër prokurorive të ndryshme, në rrethe, Prokuroi i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka komanduar sot, katër drejtues të rinj.
Disa ditë më parë, brenda një dite, 4 drejtues prokurorish rrethesh dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre.
Dorëheqjen e dhanë drejtuesit e prokurorive, Silvana Pani në Dibër, Përparim Vukaj në Lezhë, Esmeralda Cami në Përmet dhe Artan Shtrungza në Tropojë.
Ndërsa ende nuk dihet ende për motivet e këtyre dorëheqjeve, Llalla ka komanduar sot, respektivisht, Urim Buci në Dibër, Besim Hajdarmataj në Lezhë, Arjan Muça në Përmet dhe Artur Ismailukaj në Tropojë.
Ndryshimet
Prokuroria Dibër
Ishte, Silvana Pani
Komandohet, Urim Buci
Prokuroria Lezhë
Ishte, Përparim Vukaj
Komandohet, Besim Hajdarmataj
Prokuroria Përmet
Ishte, Esmeralda Cami
Komandohet, Arjan Muça
Prokuroria Tropojë
Ishte, Artan Shtrungza
Komandohet, Artur Ismailukaj
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/