Durrës, dy persona i japin fund jetës duke u vetëhelmuar

Durrës, dy persona i japin fund jetës duke u vetëhelmuar

57
0
Shares

Dy persona janë vetëhelmuar brenda një ditë në Durrës. Policia njofton se njëra nga ngjarjet ndodhi në Hamallaj dhe viktima është një 31 vjecar, kurse tjetra në Manëz dhe viktima është një 42-vjecar. Të dy viktimat kanë humbur jetën dhe nga hetimet e para rezulton se shkak për këtë është bërë gjendja e rënduar psikologjike e tyre.

“Në Hamallaj, Durrës, është gjetur i vdekur, në banesë shtetasi V.P. 31 vjeç”- njofton policia, duke shtuar se nga veprimet e para hetimore rezulton, se është vetëhelmuar duke pirë një sasi helmi, pasi vuante nga sëmundje mendore.

Ndërkohë që në Manëz, 42-vjecari A.S ka pirë sasi helmi në gjendje të rënduar psikologjike. “Ai është gjetur rëndë në banesë, por ka gjetur vdekjen në Spitalin”Nënë Tereza” Tiranë”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkaktimi i vetëvrasjes”parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY