Koco Kokëdhima rikthehet si protagonist i ndërtimeve abuzive në bregdetin eJugut. Këtë herë, denoncimi i “qytetarit dixhital” i përcjellë nga ish-kryeministri Sali Berisha, denoncon ndërtimin e një tjetër “kështjelle” në bregdetin e Himarës, nga Koco Kokëdhima.
Sipas këtij denoncimi, nën ndikimi e Kokëdhimës, në këtë vend u prish një objekt i vjetër ekzistues, i para vitit 1990, dhe një vit më pas, pas rënies së “arsyeve” të prishjes së atij objekti, një tjetër objekt abuziv është duke u ndërtuar.
Denoncimi i Sali Berishës në “Facebok”
Qytetari dixhital informon: kusar Kokedhima vazhdon betonizimin e bregut te Himares!
“Persendetje z Berisha. Po ju nise kete foto ne cilen tregohet nje tjeter ndertim i paligjshem kusar Kocos ne Himare.
Ne kete zone ku tani buze uje po hidhet beton ndodhej nje objekt ekzistues i kohes se komunizmit dhe me pas ai objekt me privatizim ju dha familjes Beno. Para disa muajsh me nderhyrjen direkt te Koço Kokdhimes objekti i familjes Beno u shemb ne menyre abuzive.
Koco dhe Edvini e paraqiten shembjen sikur u be sepse kish nevoje per heqjen e barrierave prane detit. Por vec nje vit me pas ne banoret e Himares po shohin themele te reja mu buze detit. Duke vjedhur dhe prishur pronat private, uzurpatoret e rinj po ndertojne objektet e tyre mu ne det per kusaret e pushtetit. Ju lutem paraqiteni kete abuzim te rende por me ruani anonimatin!”
P. S. Ne foto, perveç betonizimit qe shtrihet gjere buze ujit, duket mire dhe njera nga kullat binjake shumekateshe qe kusar Kokedhima ndertoi ne Himare gjate qeverisjes socialiste te qytetit 14 vjet me pare! (shenimi eshte i imi, sb)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/