AXHENDA/ Kongresi i vonuar i 19 marsit, kongresi i Ramës dhe i...

AXHENDA/ Kongresi i vonuar i 19 marsit, kongresi i Ramës dhe i ndryshimit të Statutit

61
0
Shares

Socialistët kanë nisur përgatitjet për organizmin e ngjarjes më të rëndësishme të kalendarit të tyre politik, Kongresit të 19 marsit, në një kohë kur kjo forcë politike është përfshirë nga debate të forta brenda saj.
Nga një burim pranë organizimit të Kongresit, Top Channel ka siguruar axhendën që përmban 6 pika.
Pas fjalës së kryesocialistit Edi Rama, pika më e rëndësishme për t’u diskutuar e votuar do të jenë ndryshimet statutore, të huazuara nga modeli laburist.
Këto ndryshime e forcojnë udhëheqësin e Edi Ramës në PS, në një kohë kur rivali i tij Ben Blushi ngulmon se, në bazë të Statutit duhet të ketë zgjedhje për postin e kryetarit.
Por Edi Rama, si përgjigje ndaj sfidës së drejtpërdrejtë të Blushit, do t’i propozojë Kongresit referendumin nëse duhet të ketë, apo jo, zgjedhje për postin e kryetarit.
Kjo zgjidhje do të vijojë të marrë kundërshtimin e deputetit rebel dhe mbështetësve të tij, por vendimin e vulosin delegatët e Kongresit.
Ky do të jetë momenti kur përsëritet historia e kongreseve rozë me të njëjtin protagonist, Edi Ramën, i cili nisi në 2003-shin rrugëtimin për të qenë i pari i socialistëve, por në atë kohë nuk ia doli përballë Fatos Nanos.
Nëse 13 vite më parë ai do të gëzonte mbështetjen e Ben Blushit për postin e kryetarit të partisë, sot e ka kundërshtar të drejtpërdrejt për udhëheqësin rozë.
Diskutimet, që i paraprijnë ndryshimeve statutore, do të jenë e vetmja mundësi për Blushin dhe mbështetësit e tij për të ripërsëritur edhe njëherë kundërshtinë ndaj Ramës, e për të propozuar amendamentet për Statutin.

Axhenda
1. Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
2. Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi.
3. Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve.
4. Pyetje dhe diskutime.
5. Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS.
6. Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY