Bashkëshortja e Jim Backlund i dedikon mesazhin e lamtumirës duke u lutur që ai të shkoj në parajsë, larg kësaj bote të ndyrë. Ajo ka postuar në facebook një qëri me disa fjalë të ndjera ku thotë se: “I lutem allahut të të marrë në parajsë, në një botë më të mirë se sa e ndrya që është këtu. Dhe në kthim, të lutem shiko mbi ne”.
Politrauma e shkaktuar si pasojë e përplasjes me dyshemenë është shkaku i vdekjes së Jim Backlund, 40 vjecarit suedez, menaxher i Regancy Casino në kompleksin Taiëan. Trupi i pajetë i Backlund ndodhet pranë Mjekësisë Ligjore dhe pritet që të tërhiqet prej aty nga familjarët.
Pak orë pas kasaj ngjarje ka reaguar për herë të parë dhe bashkëshortja shqiptare e Backlund, e cila në një shënim në rrjetet sociale shrkuan: “I lutem allahut të të marrë në parajsë, në një botë më të mirë se sa e ndrya që është këtu. Dhe në kthim, të lutem shiko mbi ne”.
Për policinë me rezultatet e autopsisë nga mjekësia ligjore vdekja e Backlund është zyrtarisht vetëvrasje, rezultat i cili i është përcjell si familjarëve ashtu dhe selisë diplomatike suedeze.
Backlund ndërroi jetë dy netë më parë teksa u hodh nga kati i tretë në apartamentin e tij në rrugën Haxhi Kika në Tiranë, ku dyshohet se pak orë para vetëvrasjes ka konsumuar lëndë narkotikë në shoqërinë e disa personave të tjerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/