SKANDAL/ AKSHI në lojë për të mbuluar abuzimin dhe dështimin e projektit...

SKANDAL/ AKSHI në lojë për të mbuluar abuzimin dhe dështimin e projektit on-line me kamerat e trupit të policisë

159
0
Shares

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në mënyrë abuzive ka hyrë në lojë dhe ka marrë përsipër të mbulojë abuzimin dhe dështimin e projektit on-line 5.7 milionë eurosh me kamerat e trupit, të policisë.
Kjo përpjekje, përveç tentativës për të fshehur e mbuluar një abuzim me shifra marramendëse, nuk zgjidh asgjë, nuk zgjidh më kryesoren, transmetimin on-line, qëllimin kryesor të implementimit të këtij projekti. Nga ana tjetër, kjo lë “të hapur” edhe mundësinë e manipulimit të të dhënave të këtyre kamerave të trupit, të policisë.

AKSHI mburoja e dështimit dhe abuzimit
Në funksion të mbulimit të këtij skandali, AKSHI ka kontraktuar kompani për të shtrire fibrat optike,  për të lidhur komisariatet me drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në mënyrë që në fund të turnit të shërbimit, çdo efektiv i policisë që disponon një kamer të tillë trupi, të shkarkojë (download-ojë) të dhënat e kamerave, ti transferojë ato dhe ti ruajë në data base-en  qendror të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kjo do të thotë ndryshim i projektit nga ana e policisë.
Nëpërmjet këtij projekti të ri, po tentohet që të lidhen me fibra optike të gjitha komisariatet, me ndërhyrjen e AKSHI-t. Në përfundim të këtij projekti, me kosto të tjera shtesë, mbi 5.7 milionë eurot e kontraktuara deri tani, do të arrihet vetëm që efektivët e policisë në fund të turnit të shërbimit të lënë smartphon-at prej të cilëve “do të shkarkohen” (download-ohen) pamjet e tyre të marra gjatë turneve respktive të shërbimit. Më pas, këto pamje do të transferohen dhe do të ruhen r në data base-en  qendror të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Përpjekja e AKSHI-t nuk zgjidh asgjë
Një zgjidhje e tillë “e sforcuar” dhe “e kushtëzuar” nga dështimi i projektit, nuk e zgjidh, për të mos thënë “e lë pas dore”, transmetimin on-line të pamjeve.
Nga ana tjetër, një mënyrë e tillë lë vend për abuzim, nëpërmjet fikjes dhe mosregjistrimit prej kamerave gjatë gjithë kohës, apo edhe në përzgjedhjen e materialeve që “do të shkarkohen” (downlad-ohen) e transferohen drejt data base-es qendror të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Edhe këtu ekziston mundësia e “seleksionimit” të pamjeve, pse jo dhe zhdukjen e pamjeve të “padëshiruara”.
Këtu nuk po përmenden, “asetet njerëzore” që do të duhen për të monitoruar e analizuar pamjet e regjistruara, të turneve pararendëse të çdo efektivi të policisë që disponon një prej 2 mijë kamerave të tilla trupi.

Përfshirja e AKSH-it zhvlerëson “sekretin” e kontratës
AKSHI nga ana e vet po investon tjetër buxhet me kompani të kontraktuara nga ana e saj, në mënyrë që të bëjë të mundur ndërlidhjen e komisariateve të policisë me qendrën. Ende nuk dihet arsyeja përse AKSHI është përfshirë në këtë projekt në një kohë që kontrata ka qenë “sekrete” dhe për këtë ishin përzgjedhur e kontraktuar dy kompani (njëra prej të cilave celulare).
Përfshirja e AKSH-it në këtë përpjekje për fshehjen e abuzimit dhe dështimit të këtij projekti hedh dyshime të forta, se një nga arsyet është që kostoja e kontratës së dështuar të ndahet ndërmjet dy institucioneve, (gjoja) si një alternativë ndërlidhje  për raste (gjoja) emergjence/rezervë, për “të hequr” edhe dyshimet për korrupsion apo “para të hedhura kot”…
… Shkurt ndarje përgjegjësish.

akshi
Për më shumë mund të lexoni edhe …

SKANDAL/ Dështon projekti on-line 5.7 milionë eurosh i kamerave të trupit të policisë
/web/SKANDAL_Deshton_projekti_on_line_5_7_milione_eurosh_i_kamerave_te_trupit_te_policise_15533_1-148.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY