Para mbërritjes në SHBA Basha në Vjenë, PPE diskuton për Ballkanin Perëndimor,...

Para mbërritjes në SHBA Basha në Vjenë, PPE diskuton për Ballkanin Perëndimor, migracionin dhe terrorizmin

62
0
Shares

Foto Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE të mbledhur në Vjenë. Në këtë takim një vëmendje e veçantë do ti kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i PPE Joseph Daul, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian,  Elmar Brok si dhe Ministra të Jashtëm të BE janë pjesëmarrës në këtë takim i cili drejtohet nga Ministri i Jashtëm Austriak Sebastian Kurz. Përveç situatës në vendet e Ballkanit Perëndimor diskutimet do të përqendrohen edhe te migracioni si dhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY