Pas arrestimit dje, të administratorit të kompanisë farmaceutike “Omega Pharma” dhe një doganieri, për kontrabandë, mësohet se administratori i arrestuar, Fatos Çausholli, jo më larg se muaji nëntor i vitit 2015, ka marrë një “Letër Falënderimi” nga ana e ish-ministri Shkëlqim Cani si një biznes i ndershëm, që kontribuonte në luftën kundër informalitetit. Në letër nuk mungojnë edhe dozat nxitëse dhe inkurajuese.
Administratori i kompanisë farmaceutike “Omega Pharma” Fatos Çausholli , u arrestua nga Antikontrabanda dhe Krimi Ekonomik në kuadër të operacionit “Vitamina”. Fatos Çausholli, ka rënë në pranga sepse ka shmangur detyrimet doganore me vlerë 40 milionë Lekë. Ngarkesa me vitamina dhe ilaçe kishte mbërritur për llogari të kompanisë “Omega Pharma”.
Në pranga ka rënë gjithashtu edhe agjenti doganor në Doganën e Tiranës, Mirlind Berberi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ky i fundit ka ndihmuar administratorin e kompanisë për të shmangur detyrimet doganore prej 40 milionë Lekësh.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
VITAMINA/Arrestohet administratori i “Omega Farma”
/web/VITAMINA_Arrestohet_administratori_i_Omega_Farma_15499_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/