FOTO/ Fier, “ngrohja globale” “gëlltit” plazhin e Semanit

FOTO/ Fier, “ngrohja globale” “gëlltit” plazhin e Semanit

140
0
Shares

Bregdeti i Semanit ne Fier po befason vizitorët në këtë stinë. Ata nuk gjejnë bregdetin që kanë lënë në verë. Deti ka hyrë në thellësi të Semanit.
Bregu i detit nuk është atje ku e lanë verën e shkuar. Këtë pranverë veç ajrit të pastër pamja e bregdetit nuk u ofron asgjë të bukur, raporton “ABC News”.
Fenomeni i përparimit të detit drejt tokës ka nisur pas viteve 90 duke fshirë nga harta çdo gjurmë nga plazhi i dikurshëm i Semanit.
Banorë të zonës, por edhe fierakët si vizitorë tradicionalë tregojnë se ky pushtim i detit nuk po ndalet duke gllabëruar më të çmuarën e Semanit, rërën kurative.
Fenomen natyror po, por mund të menaxhohet pa qenë ekspert mjedisor. Peshkatarët e zonës thonë se njeriu mund ta frenojë ketë dukuri.
Sezoni veror do kohë të mbërrijë por edhe punët që ka përpara bashkia e Fierit janë të mëdha. Moti i keq ka rrafshuar dhjetëra peme pishe dhe të gjitha lokalet janë tashmë rrënoja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY