Dibër, gjykata liron dhe kthen në “arrest shtëpie” mësuesin e akuzuar për...

Dibër, gjykata liron dhe kthen në “arrest shtëpie” mësuesin e akuzuar për dhunë ndaj nxënësve

68
0
Shares

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Dibrës ka lënë të lirë dhe vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj mësuesit Agim Muça, i cili akuzohet për dhunë ndaj nxënësve të tij.
Në seancën e sotme, mësuesi nuk e ka akuzën.
Ndërkohë, sipas Gjykatës, “nuk ka prova materiale kundër mësuesit”.
Disa ditë më parë, Agim Muça, mësues në një shkollë 9-vjeçare në Orzhanovë në Dibër, u akuzuar se dhunoi me drutë e sobës së zjarrit 12 nxënësit e tij.
Por sipas mësuesit, këto akuza janë të pavërteta, duke u shprehur se ky është një kurth për ta larguar nga puna.
“Gjithçka është thënë për mua është një trillim. Nxënësit nuk janë të shkollës ku jap mësim unë”, tha mësuesi.
Edhe dy djemtë e tij kanë deklaruar se babai i tyre u fut në kurth për arsye politike.
Ndërsa prindërit e fëmijëve kanë deklaruar se mësuesi kishte kohë që i dhunonte, mirëpo askush nuk i merrte parasysh ankesat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY