Albana Osmani rrëmbehet bashkë me makinën ne polici

Albana Osmani rrëmbehet bashkë me makinën ne polici

84
0
Shares

Një ndër drejtueset e njohura të emisioneve në Top Channel, Albana Osmani, është marrë sot në nje nga komisariatet e policies bashkë më makinën e saj pas një kontrolli të patrullës së rradhës në një nga rrugët e qytetit.

Albana Osmani e ka njoftuar edhe vetë këtë rast në Instagram, nëpërmjet një selfie me policin në timon:

“Nuk janë xhirimet e “Lazarat Burning”, por jam e shoqëruar nga Policia e Shtetit , pasi më bllokuan ‘Kerrin’ sepse kisha gjobë të cilës i kishte kaluar afati i maturimit. Vetem unë mund të buzëqesh në këtë rast. Te eci në këmbë dy ditë si për ditë vere!”

Pas qëndrimit për një farë kohe në komisariat ajo është liruar dhe është kthyer në shtëpi.

Në fakt Albana është në prag të nisjes së xhirimeve të ‘Lazarat Burning’, projekti i madh kinematografik i Mercury Films, kompanisë filmike hollivudiane që do të realizojë një film me ngjarje krejtësisht shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY