Vrau në Belgjikë 15 vjet më parë, ekstradohet nga Greqia në Tiranë...

Vrau në Belgjikë 15 vjet më parë, ekstradohet nga Greqia në Tiranë 51 vjeçari

85
0
Shares

Është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë shtetasin shqiptar Fiqiret Xhenja, 51 vjeç, lindur në Shkodër. Ai akuzohet nga autoritetet shqiptare për veprën penale “Vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin e datës 28.12.2007, e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Më datë 12.11.2001, në Belgjikë, shtetasi Fiqiret Xhenja ka vrarë me armë zjarri shtetasin A.B, alias A.K.Të dy personat janë konfliktuar për një prostitutë e cila jetonte me viktimën. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY