VITAMINA/Arrestohet administratori i “Omega Farma”

VITAMINA/Arrestohet administratori i “Omega Farma”

48
0
Shares

Është arrestuar ditën e sotme administratori i ‘Omega Farma’ dhe një agjent doganor gjatë një operacioni të koduar ‘Vitamina’.

Në bashkëpunim, këta dy persona shmangën detyrimin doganor në vlerën 40 milionë lekë.

Sektori i Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë finalizuar operacionin ”Vitamina“, duke vënë në pranga:

●Fatos Çausholli, 75 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë ”Omega”- Farma

●Merlind Berberi, 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor në agjencinë ”Etna Al“

Gjatë kontrollit të ushtruar në kompanin ”Omega”- Farma, u konstatua te kishte shmangie në vlerën e 4000 000 lekëve, duke kaluar mallrat kontrabandë.

Shtetasi Mirlind Berberi dyshohet te këtë kryer veprime aktive duke shpërdoruar detyrën.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Tiranë, ndaj shtetasit Fatos Çausholli për veprën penale, “Kontrabanda me mallra të tjera” parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal dhe ndaj shtetasit Merlind Berberi për veprën penale, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY